Tema
Asistenti me zë
Asistentit mund t'i flisni në tri mënyra. Të gjitha përdorin të njëjtat të dhëna dhe të njëjtat rregulla si biseda me tekst.
| Butoni | Mënyra | Çfarë bën |
|---|---|---|
| 🎤 Mikrofoni | Diktimi | Fjalët tuaja kthehen në tekst te fusha e mesazhit; e lexoni, e ndreqni dhe e dërgoni vetë. |
| 〰️ Butoni i fundit | Biseda me zë | Flisni, asistenti dëgjon, përgjigjet me zë dhe vazhdon të dëgjojë. |
| 〰️ Butoni i fundit | Biseda live | Bisedë e natyrshme në kohë reale: flisni kur të doni dhe mund ta ndërprisni në çdo moment. |
Kur biseda live është pjesë e pakos suaj, butoni i fundit e nis direkt bisedën live. Përndryshe nis bisedën me zë.
Para se të filloni
- Lejoni qasjen në mikrofon kur shfletuesi e kërkon.
- Asistenti duhet të hapet me https:// (shfletuesi e bllokon mikrofonin në lidhje të pasigurt).
- Pyetjet e folura numërohen te limiti mujor i mesazheve, njësoj si ato të shkruara.
Çfarë mund të bëni me zë
Pyetjet për të dhënat
Gjithçka që mund ta pyesni me tekst, mund ta pyesni edhe me zë. Shembuj:
- Sa ishin shitjet e muajit të kaluar?
- Kush më detyrohet më shumë?
- Sa kemi në bankë dhe në arkë sot?
- Sa kemi në stok nga artikulli X?
- Si shkoi shitja dje, krahasuar me një javë më parë?
Asistenti e thotë me zë përmbledhjen: totalin, numrin dhe deri në tre vlerat më të mëdha. Nuk i lexon tabelat rresht për rresht.
Listat, tabelat dhe grafikët
Kur kërkoni një listë, ndarje ose krahasim (p.sh. 20 konsumatorët më të mëdhenj, shitjet sipas muajve këtë vit), asistenti e thotë përmbledhjen me zë. Tabela e plotë dhe grafiku shfaqen te biseda, njësoj si te një pyetje e shkruar. Në bisedën live ato shfaqen disa sekonda pas përgjigjes.
Pyetjet "si bëhet"
Për pyetje si Si krijohet një kthim shitjeje? asistenti i thotë 3–4 hapat kryesorë, dhe lidhja te artikulli i plotë shfaqet te biseda.
Regjistrimet
| Biseda me zë | Biseda live | |
|---|---|---|
| Leximet, raportet, udhëzimet | Po | Po |
| Veprimet që i keni lejuar me Lejo gjithmonë | Po | Po |
| Regjistrimet që kërkojnë konfirmim | Po: kartela e konfirmimit shfaqet te biseda; klikoni Konfirmo ose Anulo dhe biseda me zë vazhdon | Jo: asistenti ju thotë ta bëni regjistrimin me tekst, sepse në mes të bisedës live nuk ka kartelë konfirmimi |
Për regjistrimet nga foto ose PDF (fatura, ekstrakte), përdorni bisedën me tekst: shihni Regjistrimet dhe Pagesat dhe ekstrakti bankar.
Gjatë bisedës
- Biseda me zë: treguesi shkruan Po dëgjoj, pastaj Duke kuptuar çfarë the dhe Po flas. Për ta ndërprerë përgjigjen, thoni stop ose prekni ⏹. Mbyll bisedën me zë e përfundon.
- Biseda live: treguesi Live shfaqet poshtë, mbi fushën e mesazhit. Flisni mbi përgjigjen për ta ndërprerë. Mbyll mikrofonin / Hap mikrofonin e ndal dhe e rinis dëgjimin.
- Pyetja juaj dhe përgjigjja shfaqen te biseda ndërsa fliten, dhe ruhen në historikun e bisedave.
Këshilla
- Flisni qartë dhe thoni periudhën, partnerin ose artikullin: shitjet e tetorit për klientin X.
- Për lista të gjata, kërkoni të grupuara: sipas muajve, top 10.
- Nëse shfletuesi nuk ka zë shqip, përgjigjet lexohen me zë të përgjithshëm; për zë natyral shqip hapeni asistentin në Microsoft Edge.
- Biseda live zgjat deri në 30 minuta; pastaj e nisni përsëri.
Asistenti me zë në ChatGPT dhe Claude
Nëse e përdorni Finabit-in përmes Finabit AI në ChatGPT ose Claude, shihni Përdorimi me zë te aihelp.finabit.com.