Tema
Problemet
Paneli
| Problemi | Zgjidhja |
|---|---|
| Asistenti nuk mund të ngarkohet këtu | Klikoni Hape në një skedë të re, ose Rifresko në panel. |
| Asistenti nuk përgjigjet ose përgjigjet gabim | Hapni Diagnostika dhe kontrolloni lidhjen; filloni Bisedë e re. Pyetni cilën veglë përdori dhe me cilët parametra. |
| Nuk mund të dërgoni mesazh | Ka një veprim në pritje: klikoni Konfirmo ose Anulo. |
| Mesazhet mbaruan | Shihni Faturimi: limiti i pakos për muajin. |
Regjistrimet
| Mesazhi | Kuptimi dhe zgjidhja |
|---|---|
DOCUMENT_CLOSED | Dokumenti ka statusin E Mbyllur. Rihapeni nëse keni të drejtën Ndërro statusin, ose kërkojani kontabilistit. |
DOCUMENT_LOCKED | Dokumenti i paguar ose i stornuar nuk ndryshohet. Hiqni së pari pagesën, pastaj ndryshojeni ose stornojeni. |
HAS_PAYMENT | Para stornimit duhet hequr pagesa e lidhur me faturën. |
| Periudha e mbyllur | Përdorni një datë në periudhë të hapur, ose kërkojani kontabilistit ta hapë periudhën. |
| Mungon e drejta e rolit | Roli nuk e lejon veprimin. Kontaktoni administratorin. |
DUPLICATE | Ekziston rresht identik në të njëjtën ditë. Nëse është vërtet i dyti, konfirmojeni te asistenti. |
INVALID_INVOICE | Fatura i përket partnerit tjetër, është paguar, ose shuma është më e madhe se mbetja. |
ALREADY_CREATED | Dokumenti ishte krijuar tashmë (p.sh. pas ndërprerjes); asistenti kthen dokumentin ekzistues. |
NEED_INPUT | Mungon një fushë e domosdoshme, p.sh. numri i faturës së furnitorit; asistenti e kërkon. |
COMPANY_REQUIRED, INVALID_COMPANY (ekstrakti) | Rreshti nuk ka kompani ose kompania nuk i përket firmës. Asgjë nuk u regjistrua; tregoni kompaninë dhe importojeni përsëri. |
INVALID_DEPARTMENT (ekstrakti) | Njësia nuk ekziston. Importojeni pa njësi ose jepni njësinë e saktë. |
| Faqe bosh ose Ky dokument është në një kompani tjetër | Jeni kyçur në kompani tjetër; klikoni butonin për kyçje në kompaninë e dokumentit. |
ARBK dhe skedarët
- Biznesi nuk gjendet në ARBK: kontrolloni që është NUI me 9 shifra, jo numri i TVSH-së. Nëse regjistri nuk përgjigjet, vazhdoni me të dhënat që keni.
- Skedari nuk bashkëngjitet: kufiri është 10 MB për skedar dhe 20 MB gjithsej.
Për ndihmë të mëtejshme kontaktoni administratorin e kompanisë ose Terabit.