Skip to content

Hyrja në konsolë dhe fjalëkalimi ​

Hyrja në konsolën e platformës bëhet gjithmonë në dy hapa: fjalëkalimi dhe një kod me 6 shifra që vjen me e-mail. Nuk ka opsion "mbaje mend këtë pajisje".

Hyrja ​

Hyrja në konsolën e platformës
  1. Hapni adresën e Finabit Web + /platform/login.
  2. Shkruani User name dhe Password, pastaj klikoni Continue.
  3. Në ekranin Check your email shkruani kodin me 6 shifra që ju erdhi në e-mail-in e llogarisë suaj (adresa shfaqet pjesërisht, p.sh. t***t@kompania.com). Me shifrën e gjashtë hyrja vazhdon vetë; mund të klikoni edhe Verify and sign in.

Kodi vlen 10 minuta dhe përdoret vetëm një herë. Koha që ka mbetur shfaqet poshtë kutive (Expires in).

Kodi nuk erdhi ose skadoi

Klikoni ← Back to sign-in dhe shkruani përsëri emrin dhe fjalëkalimin: vjen një kod i ri. Nëse kodet nuk vijnë fare, kontrolloni te Cilësimet që e-mail-i i platformës (SMTP) është i konfiguruar.

Nëse kodi është gabim, kutitë zbrazen dhe shfaqet mesazhi i gabimit; shkruajeni përsëri.

Sesioni ​

  • Sesioni mbahet vetëm në atë skedë të shfletuesit: kur e mbyllni skedën, duhet të hyni përsëri.
  • Kur sesioni skadon shfaqet "Your session has expired. Please sign in again." dhe ju kthen te hyrja.
  • Dalja: lart djathtas, te emri juaj › Sign out.

Ndërrimi i fjalëkalimit ​

Herën e parë që hyni me një fjalëkalim që jua ka caktuar dikush tjetër (llogari e re ose e rivendosur), konsola ju dërgon vetë te ekrani Choose a new password dhe nuk vazhdon pa e ndërruar.

Për ta ndërruar kurdo: lart djathtas, te emri juaj › Change password.

Choose a new password
  1. Current password: fjalëkalimi aktual.
  2. New password: të paktën 8 karaktere.
  3. Repeat new password: i njëjti fjalëkalim i ri.
  4. Klikoni Change password. Pas ndërrimit hapet Përmbledhja.

Shih edhe ​

Finabit Web dhe Desktop · Terabit