Tema
Siguria
- Përdoruesi dhe kompania: asistenti punon me përdoruesin ku jeni kyçur dhe vetëm në kompaninë aktive.
- Të drejtat: regjistrimet, ndryshimet dhe anulimet kontrollohen nga roli juaj. Raportet hapen vetëm nëse roli e ka formën përkatëse.
- Konfirmimi: regjistrimet, anulimet dhe importi i ekstraktit kryhen vetëm pas konfirmimit, përveç veprimeve që i keni lejuar gjithmonë.
- Dokumentet e mbyllura: dokumentet me status E Mbyllur dhe periudhat e mbyllura nuk ndryshohen.
- Fshirja: asistenti nuk fshin dokumente ose të dhëna bazë; gabimet anulohen ose stornohen. Te përdoruesit me Fshirje me autorizim, anulimi kërkon aprovimin e një aprovuesi tjetër.
- Pa dyfishime: faturat dhe pagesat e njëjta refuzohen, dhe ndërprerja e lidhjes nuk krijon dokument të dytë.
- Auditimi: veprimet e asistentit shihen te auditimi i dokumentit me burimin Finabit AI, dhe çdo thirrje te Aktiviteti i MCP.
Rekomandime për administratorin
- Hiquni të drejtat e regjistrimit përdoruesve që vetëm pyesin.
- Mbroni raportet e ndjeshme me të drejtat e formave.
- Mbyllni dokumentet dhe periudhat e përfunduara.
- Rishikoni herë pas here veprimet e lejuara gjithmonë dhe aktivitetin.