Tema
Shpenzimet Batch
Me Shpenzimet Batch regjistroni shumë fatura shpenzimesh njëherësh, në një tabelë, pa hapur faturë blerjeje për secilën: qiranë, internetin, furnizimin e zyrës, veglat, karburantin dhe shpenzime të tjera.
Ku gjendet: Finabit Desktop › tabi Furnitorët › grupi I Ri › Shpenzimet Batch.
Teksti i videos
- Mirë se vini në Finabit Desktop. Në këtë video udhëzuese shohim Shpenzimet Batch, ku regjistroni shumë fatura shpenzimesh njëherësh, në një tabelë.
- Hapni tabin Furnitorët dhe klikoni Shpenzimet Batch.
- Hapet një tabelë, ku çdo rresht është një faturë shpenzimi.
- Për faturën e parë shkruani datën e dokumentit dhe numrin e faturës, këtu F një qind e një.
- Zgjidhni furnitorin nga lista, këtu Office Supply. Njësia plotësohet vetë.
- Te Llogaria zgjidhni llogarinë e shpenzimit, këtu pesë mijë e njëzet, Furnizimi i zyrës.
- Shkruani vlerën pa TVSH, njëqind e njëzet euro. TVSH-ja është tetëmbëdhjetë përqind.
- Fatura u pagua menjëherë me kesh: zgjidhni Paguaj, dhe llogaria e pagesës dhe data plotësohen vetë.
- Fatura e dytë është interneti nga Tech Distribution, dyzet e pesë euro, në llogarinë pesë mijë e njëzet e dy.
- Kjo faturë nuk është paguar ende, prandaj Paguaj mbetet bosh dhe borxhi ndaj furnitorit regjistrohet.
- Fatura e tretë është për veglat, treqind euro, në llogarinë pesë mijë e njëzet e katër.
- Këtu TVSH-ja është tetë përqind. Zgjidheni te kolona TVSH.
- Kjo u pagua me bankë: zgjidhni Paguaj dhe te Llogaria xhirollogarinë.
- Fatura e katërt, tetëdhjetë euro, shkon te shpenzimet e tjera. TVSH-ja e saj nuk zbritet, prandaj zgjidhni Jo e zbritshme.
- Kur të gjitha rreshtat janë gati, klikoni Ruaje dhe konfirmoni me Yes.
- Hapet Raporti i Shpenzimeve Batch me të gjitha faturat, gati për printim, PDF ose e-mail.
- Kjo ishte sa i përket shpenzimeve batch. Për më shumë udhëzime me tekst, foto dhe video, vizitoni help.finabit.com. Faleminderit!
Hapat
- Hapni Furnitorët › Shpenzimet Batch. Çdo rresht i tabelës është një faturë shpenzimi.
- Shkruani Data e Dok. dhe Nr Trans. (numrin e faturës së furnitorit).
- Te Emri zgjidhni furnitorin. Njësia plotësohet vetë.
- Te Llogaria zgjidhni llogarinë e shpenzimit (p.sh. 5020 Furnizimi i zyrës, 5022 Rrjeti dhe interneti, 5024 Veglat).
- Te Vlera shkruani vlerën pa TVSH dhe te TVSH % normën e TVSH-së (18 %, 8 % etj.).
- Për faturën e paguar zgjidhni Paguaj: llogaria e pagesës (arka ose banka) dhe Data e pagesës plotësohen vetë; llogarinë e ndryshoni sipas nevojës. Pa Paguaj, fatura mbetet borxh ndaj furnitorit.
- Kur TVSH-ja nuk zbritet, zgjidhni Jo e zb. (jo e zbritshme).
- Klikoni Ruaje dhe konfirmoni. Me Printo të zgjedhur hapet Raporti i Shpenzimeve Batch, me të gjitha faturat e ruajtura.
Kolonat
| Kolona | Përshkrimi |
|---|---|
| Data e Dok., Nr Trans. | Data dhe numri i faturës |
| Emri, Njësia | Furnitori dhe njësia (depoja) |
| Llogaria | Llogaria e shpenzimit |
| Vlera, TVSH % | Vlera pa TVSH dhe norma e TVSH-së |
| Paguaj | Fatura paguhet menjëherë |
| Jo e zb. | TVSH-ja nuk zbritet |
| Llogaria, Data e pagesës | Arka ose banka dhe data e pagesës |