Skip to content

Finabit Desktop dhe Finabit Web ​

Finabit ka dy aplikacione që punojnë me të njëjtën bazë të të dhënave:

  • Finabit Web (web.finabit.com), që hapet në shfletues;
  • Finabit Desktop (Fina.exe), aplikacioni Windows që instalohet në kompjuter.

Dokumentet, artikujt dhe partnerët janë të njëjtët në të dy. Fushat e formave dhe llogaritjet (TVSH, rabati, zbritjet) janë gjithashtu të njëjta, prandaj udhëzimet e këtij help-i vlejnë për të dy. Dallimet janë kryesisht te kyçja, menytë dhe mënyra si krijohet, ruhet, editohet dhe fshihet një dokument. Aty ku ka dallime, faqet e help-it kanë dy tabs: Finabit Web dhe Finabit Desktop. Zgjedhja juaj mbahet mend në të gjitha faqet.

Pamja e re e Desktop-it

Udhëzimet për Desktop përshkruajnë pamjen e re (me shirit/ribbon lart). Nëse ende keni pamjen e vjetër me meny klasike, mund ta ndërroni te butoni i shtëpisë lart majtas. Shih Menyja kryesore.

Kyçja ​

  1. Hapni web.finabit.com.
  2. Plotësoni Kompania, Përdoruesi ose email dhe Fjalëkalimi.
  3. Shtypni Kyçu.

Shih edhe Fillimi.

Ekrani kryesor ​

  • Menyja kryesore është në të majtë. Kur klikoni një modul, hapet paneli me nënmenytë.
  • Dokumentet e hapura shfaqen si tabs lart.
  • + I ri lart majtas krijon shpejt një dokument.

Menyja kryesore ​

Profili juaj (lart djathtas) ka ndërrimin e kompanisë, cilësimet personale dhe Çkyçu.

Shiriti i moduleve (ribbon) ​

Çdo tab i shiritit ndahet në grupe. Shumica e moduleve kanë të njëjtat grupe:

GrupiÇka përmban
I RiKrijimi i një dokumenti të ri (hap formën bosh)
ListatListat e dokumenteve ekzistuese
Tabelat NdihmëseTë dhënat bazë: grupet, kategoritë, njësitë etj.
VeglatVeprime të veçanta (çmimoret, barkodet, preferencat…)
RaporteRaportet e modulit

Favorite mbledh butonat më të përdorur për krijim: Artikull, Faturë Blerje, Faturat e Blerjes, Import (IM4), Faturë Shitje, Lëvizje Interne, Bankë, Fletëhyrje, Kthim i Blerjes, Fletëdalje, Kthim Shitje, Arkë.

Tabi Favorite

Shembull, tabi Konsumatorët (shitjet):

Tabi Konsumatorët në Finabit Desktop

Kur nuk e dini ku është një formë, shkruani emrin te Kërko lart.

Ku gjenden menytë ​

Emrat e moduleve ndryshojnë pak:

Finabit WebFinabit Desktop
Ballina (Dashbordi)Dashboard i Kompanisë dhe paneli Dashbordet
Shitjet (faturat, kthimet, notat, fletëporositë, profaturat, ofertat, shërbimet…)tabi Konsumatorët
Blerjet (faturat e blerjes, kthimet, importet…)tabi Furnitorët
Pagattabi Paga & BN
Servisimitabi Auto Servisimi
Cilësimettabi Administrimi dhe menyja kryesore
Kompania, Artikujt, POS, Arka dhe Banka, Prodhimi, Mjetet themelore, Raportetme të njëjtin emër

Desktop-i ka edhe tabet Ndërtimtari dhe Tjera, që nuk janë në Web.

Listat ​

  • Lart: + I ri, Modifiko, Eksporto, Printo, Më shumë.
  • Filtri i periudhës (Muaji aktual…), Të gjitha njësitë dhe kërkimi.
  • Klikimi i dyfishtë mbi një rresht e hap dokumentin. Menyja ⋮ e rreshtit ka Vështro, Modifiko dhe Fshij.
  • Shih Listat: kërkimi, filtrat, pamjet.

Krijimi, ruajtja, editimi dhe fshirja ​

VeprimiSi bëhet
Krijimi+ I ri te lista ose lart majtas. Forma hapet si tab.
RuajtjaRuaj, Ruaje & i ri, Ruaje dhe paguaj (poshtë formës).
Mbyllja pa ruajturKthehu. Nëse keni ndryshime, shfletuesi pyet "Leave site?".
EditimiKlikim i dyfishtë mbi rresht, ose Modifiko.
FshirjaMenyja ⋮ e rreshtit › Fshij, pastaj konfirmoni te dritarja "Të fshihet ky rekord?".

Modulet vetëm në Desktop ​

Ndërtimtari ​

Tabi Ndërtimtari

Ka Listat (Paramasat, Lista e Ratave, Kontratat me Këste, Raporti) dhe Tabelat Ndihmëse (Njësitë, Kompanitë).

Tjera ​

Tabi Tjera
GrupiButonat
FermerëtKontratë e Kompenzimit, Kontratat e Kompenzimeve, Definimi i Kontratave, Fermerët, Kompenzimet, Tranaksionet e Peshores, Koeficientët e Plehut
MerchandisersMerchandisers, Katet, Pozitat, Materialet Promovuese, Aktivitetet e Konkurrencës, Kompanitë, Artikujt e Kompanive, Komentet e Merchandiserëve
Media PlaniPlani Ditor, Emisionet, Blloqet, Kontratat, Detajet
PajisjetPajisjet, Hyrjet e Pajisjeve, Mirëmbajtja e Pajisjeve
TiketatLista, Llojet e Tiketave

Udhëzimet për çdo modul tjetër janë te Modulet: çdo faqe moduli ka në fund seksionin Në Finabit Desktop.

Shkurtoret e Desktop-it ​

ShkurtorjaÇka bën
Ctrl + UÇkyçu
Ctrl + DDalja nga programi
Ctrl + PPrinto (te listat)

Për shkurtoret e Web-it shih Shkurtoret e tastierës.

Kujdes ​

  • Të dy aplikacionet shkruajnë në të njëjtën bazë. Një dokument i ruajtur në Desktop shihet menjëherë në Web, por një listë e hapur më parë duhet rifreskuar (Rifresko).
  • Mos e editoni të njëjtin dokument njëkohësisht në Web dhe në Desktop.

Finabit Web · Terabit