Skip to content

Fshirja e dokumenteve dhe të dhënave ​

Dokumentet (faturat, kthimet, porositë, fletëhyrjet, pagesat, lëvizjet etj.) dhe të dhënat bazë (artikujt, partnerët, njësitë etj.) fshihen nga lista e tyre. Finabit pyet gjithmonë para fshirjes.

Fshirja në Finabit Web ​

  1. Hapni listën, p.sh. Blerjet › Faturat e blerjes, dhe gjeni dokumentin me filtrat ose kërkimin.
  2. Klikoni me të djathtën mbi rresht dhe zgjidhni Fshij. E njëjta gjë bëhet edhe me ⋮ pranë emrit të partnerit › Fshij.
Klikimi i djathtë mbi faturën e blerjes › Fshij në Finabit Web
  1. Del dritarja Fshij dokumentin, me numrin e dokumentit dhe partnerin. Klikoni Fshij për ta fshirë; Anulo e mbyll dritaren pa fshirë.
Dritarja Fshij dokumentin me butonat Anulo dhe Fshij
  1. Lart djathtas del njoftimi Dokumenti u fshi dhe lista rifreskohet.

Fshij shfaqet me ngjyrë të kuqe kur roli juaj ka të drejtën Fshij për atë listë; përndryshe është gri.

Te të dhënat bazë (artikujt, partnerët, njësitë, grupet, punëtorët etj.) fshirja bëhet njësoj: ⋮ në rresht ose klikim i djathtë › Fshij, pastaj konfirmimi.

Fshirja në Finabit Desktop ​

  1. Hapni listën nga shiriti, p.sh. Furnitorët › Faturat e Blerjes. Lista hapet si tab, dhe lart shfaqet shiriti Lista.
  2. Zgjidhni rreshtin e dokumentit.
  3. Klikoni Fshij (ikona X e kuqe) te shiriti Lista.
Butoni Fshij te shiriti Lista në Finabit Desktop
  1. Fshirja bëhet edhe me klikim të djathtë mbi rresht. Te listat e dokumenteve opsioni quhet ANULO: dokumenti fshihet nga lista dhe ruhet te Anulimet.
Klikimi i djathtë › ANULO te lista e faturave të blerjes
  1. Finabit pyet A jeni të sigurt se dëshironi ti fshini shënimet?. Yes e fshin, No e anulon fshirjen.

Te të dhënat bazë (p.sh. Artikujt › Artikujt) opsioni me klikim të djathtë quhet Fshij.

Klikimi i djathtë › Fshij te lista e artikujve

Kur dokumenti nuk fshihet ​

RastiÇka ndodhZgjidhja
Roli nuk ka të drejtën FshijFshij është gri ose del mesazhi Nuk keni të drejtë të fshini të dhëna në këtë formë.Administratori ua jep të drejtën te Të drejtat e roleve.
Dokumenti ka status E MbyllurDel mesazhi Dokumenti nuk mund të editohet sepse ka status të mbyllur.Hapeni dokumentin me Ndërro Statusin (kush ka të drejtën), pastaj fshijeni.
Artikulli ose partneri është përdorur në dokumenteFshirja refuzohet.Bëjeni joaktiv në vend që ta fshini.
Kontrata e furnitorit ka faturëNuk lejohet fshirja e Kontratës, ekziston Faturë me këtë Kontratë.Fshini fillimisht faturat e lidhura.
Numërimi i stokut ka krijuar dokument tjetërNumërimi nuk mund të fshihet.Fshini fillimisht dokumentin që është krijuar prej tij.
Perioda e pagave është e mbyllurPerioda e mbyllur nuk mund të fshihet.Hapeni periodën me Ndërro statusin, pastaj Fshije periodën.

Fshirja me autorizim ​

Te përdoruesit me Fshirjet me Autorizim (te Përdoruesit), fshirja e një dokumenti kërkon miratimin e një përdoruesi tjetër që është I autorizuar për fshirje:

  1. Kur klikoni Fshij, hapet dritarja e autentikimit.
  2. Përdoruesi i autorizuar shkruan të dhënat e tij dhe një shënim, dhe fshirja kryhet. Emri i tij dhe shënimi ruhen te vërejtja e dokumentit.

Përdoruesi i autorizuar mund ta shënojë paraprakisht një dokument me klikim të djathtë › Autorizo për Fshirje; pastaj përdoruesi tjetër e fshin pa dritaren e autentikimit.

Ku shkojnë dokumentet e fshira ​

Kur kompania ka të aktivizuar Fshirja me Anulim (te Cilësimet e kompanisë), dokumentet e fshira nuk humbin: ruhen te Anulimet (në Desktop Administrimi › Transaksionet e Anuluara), me emrin e përdoruesit që i fshiu. Prej aty dokumenti kthehet me Kthe nga Anulimi. Shih Anulimet.

Ndryshimet dhe fshirjet shihen edhe te Auditimi i listës.

Fshirja apo stornimi

Për dokumentet që duhet të mbeten në kontabilitet, p.sh. faturat e dërguara te klienti, përdorni Storno Transaksionin (Web: Më shumë ose klikim i djathtë), që krijon dokumentin e kundërt në vend të fshirjes.

Finabit Web dhe Desktop · Terabit