Tema
Urdhëresat Manuale
Urdhëresa manuale (regjistrimi kontabël në ditar) për regjistrime që nuk vijnë nga dokumentet: korrigjime, gjendja fillestare, mbyllje.
Ku gjendet dhe lista
Ku gjendet: Kompania › Financa › Urdhëresat Manuale
Teksti i videos
- Mirë se vini në Finabit Web. Në këtë video udhëzuese shohim: Urdhëresat manuale.
- Urdhëresat manuale gjenden te moduli Kompania, në menynë majtas.
- Klikoni Kompania. Hapet paneli i modulit.
- Te seksioni Financa, klikoni Urdhëresat Manuale.
- Lista tregon urdhëresat manuale: numrin, përshkrimin, datën, vlerën, statusin dhe kush e regjistroi.
- Lart janë butonat I ri, Modifiko dhe Eksporto. Gjenero Barazimin e TVSH-së krijon vetë urdhëresën e barazimit të TVSH-së për periudhën.
- Klikoni I ri. Hapet forma e urdhëresës së re.
- Lart plotësoni numrin, datën dhe përshkrimin, që është i detyrueshëm. Vërejtja është opsionale.
- Urdhëresë fillestare shënon gjendjen fillestare në hapje të vitit. Lejo mos-balancimin lejon ruajtjen kur debia dhe kredia nuk barazohen. Përdoreni vetëm përkohësisht.
- Te Rreshtat, për çdo rresht zgjidhni llogarinë. Këtu zgjedhim 2000, Kesh Paraja.
- Sipas nevojës, për rreshtin zgjidhni edhe projektin, partnerin, njësinë dhe punëtorin.
- Shkruani shumën te Debi ose te Kredi. Derisa urdhëresa nuk balancohet, me të kuqe shihet ndryshimi, këtu 500.
- Me Shto rresht shtoni rreshtin tjetër. Këtu llogaria 2101, Xhirollogaria, në Kredi me 500.
- Kur debia dhe kredia janë të barabarta, shfaqet E balancuar me të gjelbër.
- Në fund klikoni Ruaj, ose Ruaj & I Ri për të vazhduar me urdhëresën tjetër.
- Me Kthehu dilni pa ruajtur.
- Kjo ishte sa i përket urdhëresave manuale. Për më shumë udhëzime me tekst, foto dhe video, vizitoni help.finabit.com. Faleminderit!
Kolonat e listës: Nr., Përshkrimi, Data, Vlera, Statusi, Regjistroi. Gjenero Barazimin e TVSH-së krijon urdhëresën e barazimit të TVSH-së për periudhën.
Ku gjendet: tabi Kompania › grupi Financa › Urdhërsat Manuale. Lista hapet si tab Urdhëresat.
Për gjendjen e arkës, bankës, konsumatorëve dhe furnitorëve në fillim, shih Salldot Fillestare, me video.

- Lart zgjidhni Periudhën (p.sh. Muaji aktual) ose datat Prej dhe Deri.
- Kolonat e listës: Numri, Përshkrimi, Insertuar nga, Azh. nga, Vlera dhe Statusi. Poshtë kolonës Vlera shfaqet totali.
Përveç butonave bazë të listës (I Ri F2, Edito F3, Fshij, Vështro, Printo, Rifresko, Eksporto në Excel, Pivot & Chart Tabela), shiriti ka edhe Gjenero Barazimin e TVSH-së, Kërkesë për Editim dhe Rikonto.
Krijimi i urdhëresës
- + I ri. Hapet Urdhëresë e re.
- Plotësoni Nr., Datën, Përshkrimin dhe Vërejtjen.
- Te Rreshtat për çdo rresht zgjidhni Llogarinë dhe shkruani shumën te Debi ose Kredi. Sipas nevojës plotësoni Datën, Përshkrimin, Nr. Trans., Projektin, Partnerin, Njësinë, Punëtorin, Monedhën dhe Kursin.
- Shto rresht për rreshtat e tjerë.
- Kontrolloni shenjën lart djathtas: E balancuar (me të gjelbër) kur debi = kredi, ose Ndryshimi (me të kuqe) me diferencën. Pastaj Ruaj ose Ruaj & I Ri. Kthehu del pa ruajtur.

| Opsioni | Çka bën |
|---|---|
| Urdhëresë fillestare | Shënon urdhëresën si gjendje fillestare (hapja e vitit). |
| Lejo mos-balancimin | Lejon ruajtjen kur debi ≠ kredi. Përdoreni vetëm përkohësisht. |

- Te lista Urdhëresat klikoni I Ri (
F2). Hapet forma Urdhëresa (I Ri) në dritare të plotë. - Kontrolloni Datën e Urdhëresës (propozohet data e sotme) dhe Numrin e urdhëresës (propozohet automatikisht, p.sh. 101926001). Shkruani Përshkrimin dhe, nëse duhet, Vërejtjen.
- Te tabela, për çdo rresht zgjidhni Llogarinë nga lista (kodi - emri) dhe shkruani shumën te Debi ose Kredi. Kompania mbushet vetë.
- Sipas nevojës plotësoni kolonat tjera të rreshtit: Përshkrimi, Partneri, Lloji i Partnerit, Projekti, ID e departamenti, Punëtori, Kompania, Partneri 2.
- Poshtë tabelës kontrolloni totalet e Debi dhe Kredi.
- Ruani me Ruaje & Mbylle (
F5) ose Ruaje & I Ri (F6).
Me Mbylle forma mbyllet. Finabit pyet A deshironi te i ruani shenimet e fundit: Yes e ruan urdhëresën, No mbyll pa ruajtur.
| Fusha / butoni | Ku është |
|---|---|
| Barazo Debi/Kredi | Kuti zgjedhjeje nën Vërejtjen. |
| Gjedja Fillestare | Kuti zgjedhjeje nën Vërejtjen, për urdhëresën e gjendjes fillestare. |
| Printo | Kuti zgjedhjeje lart djathtas. |
| Importo të dhëna nga Exceli, Eksporto në Excel | Shiriti lart i formës, për rreshtat e urdhëresës. |
Fshirja
- Web: klikoni me të djathtën mbi dokumentin (ose ⋮ në rresht) › Fshij, pastaj te dritarja Fshij dokumentin klikoni Fshij.
- Desktop: zgjidhni dokumentin dhe klikoni Fshij te shiriti Lista, ose klikoni me të djathtën › ANULO. Te pyetja A jeni të sigurt se dëshironi ti fshini shënimet? klikoni Yes.
- Dokumenti me status E Mbyllur nuk fshihet pa e hapur më parë me Ndërro Statusin. Dokumentet e fshira ruhen te Anulimet, prej nga mund të kthehen.
Udhëzimi i plotë me foto, fshirja me autorizim dhe rastet kur dokumenti nuk fshihet: Fshirja e dokumenteve.